Elon Musk thotë se ‘pendohet’ për sulmet në rrjete sociale ndaj Trumpit

Miliarderi i teknologjisë Elon Musk ka shprehur pendesë për sulmet e tij ndaj Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pas një përplasjeje spektakolare dhe publike mes dy prej njerëzve më të fuqishëm në botë.
“Pendohem për disa nga postimet e mia rreth Presidentit @realDonaldTrump javën e kaluar. Shkuan shumë larg,” tha Musk në një postim në X të mërkurën.
Shprehja e pendesës nga Musk vjen pasi ai kishte bërë një sërë sulmesh të jashtëzakonshme ndaj Trump, përfshirë edhe një pretendim të pabazuar se administrata e tij ka refuzuar të publikojë dosjet mbi abuzuesin seksual të dënuar Jeffrey Epstein për të mbrojtur presidentin.