Elmi Aziri: T’i mbyllim kazinot

Zëvendës kordinatori i Frontit Europian, Elmi Aziri ka njoftuar se kanë dorëzuar në Parlament propozim ligjin për ndryshimin e ligjit për lojrat e fatit] që parasheh mbylljen e objekteve të lojrave të fatit që janë afër vendbanimeve dhe veprimin e tyre vetëm në hotele me 5 yje.

Sipas propozimit të tyre, parashikohet edhe shtrenjtimi i taksës për reklamat e cila poashtu do të përfundojë në llogari të komunave.

“Objektet e lojrave të fatit do të largohen nga shkollat, çerdhet, por jo vetëm, ato do të largohen edhe nga lagjet, fshatrat e qytetet, nga shtëpitë tona dhe do të veprojnë vetëm në objekte të mbyllur,a, hotele me pesë yje ku do të pamundësohet që të frekuentohen nga të miturit, si dhe nga qytetarët që vijnë nga kategori të rrezikuara sociale. I bëjmë thirje edhe koalicionit vlen që të mbështesin këtë ligj si dhe të kushtëzojnë shumicën parlamentare të bëjë të njëjtën, ashtu siç u zotuan në fushatën parazgjedhore”, ka njoftuar Elmi Aziri, zëvendës kordinator i Frontit Europian.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button