Elezi: Fisnik Mela asesi nuk do të bëjë pazare me dibranët, është kandidati i duhur

Sekretari i përgjithshëm i Alternativës dhe njëri prej funksionarëve të VLEN, Amir Elezi, ka marr pjesë në hapjen e shtabit të VLEN në Dibër si dhe promovimit të kandidatit për kryetar të komunës së Dibrës, Fisnik Mela.

Elezi ka apeluar që të ruhet uniteti në mes të dibraneve. Ai ka nënvizuar se Fisnik Mela nuk do të bëjë pazare me dibranët dhe për dibranët.

“Ju kisha lutur që ta ruani unitetin mes jush. Mos lejoni që të bëhen ndasi brenda jush. Dhe asesi mos lejoni që dikush të bëjë pazare në emrin tuaj. Ky është një proces i gjatë që nuk mbaron me zgjedhjet lokale, prandaj dua që ta shihni më afatgjate këtë punë. T’i ndihmoni Fisnikut, sepse ai është emri të cilin e kini zgjedhur ju dhe pastaj e përkrahim ne si VLEN. Më pastaj, t’i ndihmoni edhe vetvetes tuaj me të vetmin qëllim që fitorja e Dibrës edhe në të gjitha qytetet tjera. Unë e di me sa përkushtim dhe me sa dashuri flet Fisniku për ju, për Dibrën. Prandaj, e di se është kandidati më i mirë i mundshëm për Dibrën. Dhe e di se ai asesi nuk do të bëjë pazare me ju dhe për ju” , theksoi Elezi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button