Edi Rama: Jam shumë i lënduar që dikush i goditi homoseksualët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas sulmit të rëndë në Paradën e Krenarisë në Berlin, ku një person humbi jetën dhe 16 të tjerë mbetën të plagosur.

Përmes një postimi në platformën “X”, Rama u shpreh i tronditur nga ngjarja tragjike dhe shprehu solidaritetin e Shqipërisë me Gjermaninë dhe popullin gjerman.

Ai theksoi se urrejtja, dhuna dhe ekstremizmi nuk mund të tolerohen në asnjë formë, pasi sipas tij ato cenojnë jo vetëm sigurinë e qytetarëve, por edhe vlerat themelore të demokracive.

Jam thellësisht i tronditur nga lajmi tragjik që vjen nga Berlini. Në emër të Qeverisë së Shqipërisë, shpreh solidaritetin tonë më të sinqertë me Gjermaninë dhe popullin gjerman. Nuk mund të ketë asnjë tolerancë për urrejtjen, dhunën apo ekstremizmin, pavarësisht formës që marrin. Ato kërcënojnë jo vetëm sigurinë e qytetarëve tanë, por edhe vetë vlerat mbi të cilat mbështeten demokracitë tona”, shkroi Rama, transmeton Klankosova.tv.

Kryeministri bëri thirrje për unitet dhe vendosmëri në përballjen me fenomene të tilla, ndërsa shprehu ngushëllimet për familjen e viktimës dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit.

“Shqipëria qëndron pranë Gjermanisë në këto momente të vështira”, përfundoi ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button