Edhe Ziadin Sela sot doli vet në pres pa Frontin…
Vazhdon shpërbërja e Frontit Evropian. Pas largimit zyrtar të Menduh Thaçit nga koalicioni, sot në konferencë për media deputeti Zijadin Sela është shoqëruar vetëm me dy deputetë tjerë të ASH-së, dhe asnjë deputet tjerë të Frontit Evropian.
Kjo është një sinjal i qartë se gjërat brenda Frontit nuk janë duke shkuar si duhet dhe se ka përçarje të madhe brenda koalicionit.
Largime nga Fronti Evropian në vazhdimësi kanë paralajmëruar edhe eksponentë të VLEN-it, të cilët kanë thënë se në periudhën e ardhshme gjithçka do të bëhet e ditur.