Edhe një çmenduri nga Zvicra, deputetja kundër shamisë kërkon që vajzat të lahen “topless”

Çështja e bartjes së shamisë së kokës në shkollat e Cyrihut ka ngritur debat, pasi Këshilli Kantonal kërkoi që të ndalohet me argumentin se vajzat dhe djemtë duhet të jenë të barabartë.

Kjo ka shkaktuar reagime që kanë shkuar edhe më tej, duke kërkuar që vajzat dhe djemtë të trajtohen në mënyrë të barabartë edhe sa i përket rregullave të veshjes.

Anëtarja kantonale e Partisë Liberale të Gjelbër, Sandra Bienek, ka thënë se vajzat duhet të mund të lëvizin po aq lirshëm sa djemtë në kantonin e Cyrihut dhe sipas saj kjo nuk duhet të vlejë vetëm për shaminë e kokës, por në përgjithësi.
Në një pyetje me shkrim drejtuar qeverisë kantonale, 47-vjeçarja ka vënë në pikëpyetje edhe rregullat e veshjes gjatë mësimit të notit, raporton Blick, transmeton Klankosova.tv. Ajo thotë se është e zakonshme që djemtë të marrin pjesë në mësimin e notit me mbathje noti, ndërsa vajzat me kostume noti.

Bienek shprehet se ka vajza që do të ndiheshin më rehat me mbathje po ashtu, teksa ka kërkuar që ato të kenë mundësi të zgjedhin vetë se çfarë të veshin.

Madje, anëtarja e GLP-së shkon edhe më tej, duke pyetur nëse vajzat duhet të kenë të drejtë të notojnë pa pjesën e sipërme të rrobave, njësoj si djemtë.

“Ka vajza që ndihen më rehat me mbathje noti. Ato veshin vetëm një kostum noti sepse kanë frikë nga sulmet shoqërore dhe ngacmimet seksuale”, ka shkruar ajo.

Sipas Bienek, pabarazia në rregullat e veshjes nuk kufizohet vetëm te shkollat
Duke theksuar se në hapësirat publike burrat shpesh vrapojnë apo merren me sport pa bluzë, ajo thotë se për gratë një gjë e tillë konsiderohet ende e papranueshme shoqërisht.

Prandaj, ajo ka bërë kërkesë që rregullat e veshjes në shkolla, në objektet sportive të mbështetura nga kantoni dhe në programet sportive të jenë të njëjta për të dy gjinitë.

Ajo ka pyetur gjithashtu qeverinë se si sigurohet mbrojtja e vajzave nga ofendimet dhe ngacmimet në rast se ato zgjedhin të vishen ndryshe.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button