Durmishi: Shitësit me pakicë nga 18 prilli duhet t’i publikojnë çmimet e produkteve në ueb faqet e tyre

Ministria e Ekonomisë dhe Punës punon vazhdimisht në masat dhe politikat për mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve, uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe stabilizimin e inflacionit. Përpjekjet tona po japin rezultate.

Si rezultat i masave të miratuara që nga fillimi i vitit, pra kufizimit të marzheve të produkteve ushqimore bazë dhe një pjese të mjeteve për higjienë, në muajin mars kemi ulje të inflacionit në nivel vjetor prej 2,7%, derisa në muajin mars në krahasim me muajin shkurt ka pasur deflacion prej -1.3%, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave. Të përkujtoj, Qeveria me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës në fillim të vitit miratoi vendimin për kufizimin e marzhit të fitimit bruto në 102 grupe të produkteve ushqimore bazë, si dhe Vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta të 8 grupeve të produkteve ushqimore bazë. Këto dy vendime kanë hyrë në fuqi më 20 shkurt dhe do të jenë të vlefshme deri më 30 prill të vitit 2025.

Si hap përpara në pjesën e transparencës në zinxhirët tregtar dhe mbrojtjen e standardit të qytetarëve, në fillim të muajit mars, u miratuan ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve. Me këto ndryshime, tregtarët me pakicë janë të detyruar të publikojnë çmimet e të gjitha produkteve.

Ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve hynë në fuqi më 4 mars dhe me të është parashikuar detyrimi që në afat prej 45 ditëve nga publikimi i Ligjit në Gazetën Zyrtare për çdo tregtar të vogël, të mesëm dhe të madh që ushtron tregti me pakicë në ueb faqen e tij ta publikojë, veçmas për çdo objekt për shitje , çmim rrjedhës të shitjes, respektivisht çmimin për njësi në momentin e publikimit të secilit mall që e ofron për shitje.

Në përputhje me ndryshimet ligjore dhe Rregulloren e përgatitur nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës, ndërsa të shpallur në Gazetën Zyrtare, tregtarët do të duhet të publikojnë çmimet e të gjitha produkteve në ueb faqen e tyre duke filluar nga data 18 prill. Në përputhje me Rregulloren e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës,tregtatari i vogël, i mesëm dhe i madh që ushtron veprimtari tregtare është i detyruar të publikojë çmimet e mallrave që hedh në treg në ueb faqen e tij në mënyrë të qartë dhe të arritshme, përmes një pjese të veçantë në ueb faqen e tregtarit me pakicë kushtuar çmimeve, përkatësisht Listës së çmimeve.

Çmimeve e publikuara duhet të jenë të disponueshme pa nevojë për regjistrim ose paralajmërim shtesë.

Lista e çmimeve duhet të përmbajë:

-Emërtimin e mallit – produktit (marka tregtare, modeli, etj.

– Çmimi i shitjes me TVSH

– Çmimi i njësisë për kilogram litër, meter

– Përshkrimi i mallrave

– Disponueshmëria në një objekt shitjeje

– Çmimi i rregullt me TVSH -Çmimi promovues ose zbritje që duhet të përmbajë një çmim zbritje të shprehur në përqindje, lloji i promovimit, pavarësisht nëse është një ofertë promovuese, paketë lojaliteti ose zbritje sezonale, si dhe kohëzgjatja e promovimit ose zbritjes.

Tregtarët duhet të përditësojnë çmimet e mallrave çdo ditë, domethënë çdo ditë pune deri në orën 10:00. Në rast të një gabimi të paqëllimshëm teknik në përditësimin e çmimeve të mallrave, tregtari do të korrigjojë gabimin në afat prej 24 orëve.

Për të qenë të qartë, nga e enjtja 18 prill, të gjithë tregtarët me pakicë (të vegjël ose të mëdhenj) do të duhet të publikojnë çmimet e secilit produkt që ata e ofrojnë në shitjen me pakicë. Këto bëjnë pjesë edhe marketet që shesin produkte ushqimore bazë, frutat dhe perimet dhe tregtarët që shesin mjete për higjienë, tregtarët me pakicë të teknikës së bardhë, lodrave, produkte teknike, materialeve ndërtimore, veglave dhe aparateve elektrike, thjeshtë të gjithë tregtarët që ushtrojnë tregti me pakicë. Përjashtohen vetëm tregtarët e vegjël, respektivisht ata që punësojnë deri në 10 persona.

Qytetarët tani do të mund të zgjedhin se ku do t’i shpenzojnë paratë e tyre meqë vetë do të mund të shohin dhe të krahasojnë se cili market i ka çmimet më të ulëta. Do të jenë të informuar më mirë se cili produkt sa kushton te cili tregtar.

Pritshmëritë tona janë se kjo masë do të ulë në mënyrë plotësuese çmimet në periudhën e ardhshme.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button