Droni turk Bayraktar AKINCI kryen me sukses testet e goditjes precize

Mjeti ajror luftarak pa pilot i Türkiyes “Bayraktar AKINCI” i kompanisë Baykar goditi objektivat të premten me saktësi në testet e qitjes të kryera me setin “ELCIN 82” dhe “LACIN 82”, sipas një deklarate nga prodhuesi vendas turk i avionëve, transmeton Anadolu.

ELCIN 82 është një komplet lazeri udhëzues i zhvilluar nga kompania turke e mbrojtjes Roketsan.

Kompleti LACIN 82 është prodhuar gjithashtu nga Roketsan.

– 80.000 orë në qiell

Bayraktar AKINCI, i cili shquhet me suksesin e tij në misionet strategjike, ka përfunduar 80.000 orë fluturimi, duke lënë pas një tjetër moment historik të rëndësishëm në historinë e aviacionit turk.

Në testet e kryera më 22 shkurt, droni kombëtar shkatërroi me sukses “Albatros IDA”, i cili po lundronte mbi det për herë të parë, duke përdorur sistemin elektro-optik të zbulimit, vëzhgimit dhe synimit “ASELFLIR-500”, sistemi elektro-optik më i avancuar në botë në klasën e tij, i zhvilluar nga kompania turke e mbrojtjes Aselsan.

– Kampion eksporti

Që nga fillimi i procesit të kërkimit dhe zhvillimit të dronëve në vitin 2003, Baykar ka gjeneruar 83 për qind të të ardhurave të saj nga eksportet.

Baykar, i cili realizoi eksporte me vlerë 1,8 miliard dollarë në vitin 2023, u rendit ndër 10 kompanitë kryesore me eksportet më të larta në të gjithë sektorët në Türkiye.

Kompania, e cila ka gjeneruar më shumë se 90 për qind të të ardhurave të saj nga eksportet në vitet e fundit, ka bërë vetëm një të tretën e eksporteve në sektorët e mbrojtjes dhe të hapësirës ajrore në vitin 2023.

Baykar është eksportuesi më i madh në botë i dronëve dhe 97,5 për qind e kontratave të saj aktuale janë të orientuara drejt eksportit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button