“Dronët Bajraktar i përdorim për…”, Ushtria e Kosovës reagon ndaj dezinformatave të Vuçiç

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit serb se “dronët Bajraktarë kanë spiunuar lëvizjet e ushtrisë serbe”.

Në një përgjigje për median the “The Geopost”, Ministria e Mbrotjes thotë se ushtria nuk koordinon operime me dronë jashtë kufijve të vendit, por qëllimi i këtyre kapaciteteve është mbështetja e operacioneve brenda territorit të Kosovës.

“Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të saj ka njësinë e Sistemeve Ajrore pa Pilot. Kjo njësi është e projektuar për të operuar me Fluturaket Pa Pilot dhe normalisht realizon operime edhe me dronët TB2”, thuhet në reagimin e ushtrisë së Kosovës, sipas asaj që raporton media “The Geopost”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button