Dogana: Të hyrat në buxhet nga Dogana janë rritur për 7 për qind

Të hyrat e realizuara nga Drejtoria doganore në tremujorin e parë të këtij viti janë 28,7 miliardë denarë, që është për 1,9 miliardë denarë ose 7 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Drejtori i Drejtorisë Doganore, Stefan Bogoev, thotë se rezultatet tregojnë rritje të efektivitetit të Doganës.

“Rritja e të hyrave doganore nënkupton hyrje më të mëdha në buxhet, pra më shumë para për ndërtimin e rrugëve, shkollave, spitaleve. Ky është qëllimi ynë, të cilin, siç tregojnë rezultatet, po e arrijmë, thotë Bogoev, duke shtuar se rezultatet e arritura nënkuptojnë efikasitet më të madh të kapaciteteve institucionale në mbledhjen e të hyrave, përmirësimin e shërbimeve dhe suprimimin e korrupsionit”, ka deklaruar Bogoev.

Të hyrat nga TVSH-ja nga importi në tremujorin e parë të këtij viti janë 17,9 miliardë denarë ose 4,6 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, të hyrat nga doganat janë rritur për 14 për qind, të hyrat nga akciza për produktet energjetike janë rritur për 12,5 për qind, të ardhurat nga akciza nga alkooli dhe pijet alkoolike me 8.3 për qind, ndërsa nga produktet e duhanit me 6.3 për qind. Mbledhja e tatimit në automjete në krahasim me vitin e kaluar është rritur për 153,7 milionë denarë ose për 33,9 për qind, krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button