Deri në fund të janarit do të përfundojë shpronësimi për korridorin 8 dhe 10-D

Deri në fund të janarit do të përfundoj i gjithë shpronësimi për segmentet rrugore të korridoreve 8 dhe 10d që do të ndërtojë konsorciumi “Bechtel & Enka”, paralajmëroi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski.

“Pasi që u nënshkrua kontrata me “Behtel dhe Enka” gati dy vite më parë deri në zgjedhjen time si ministër, progresi ishte diku rreth 25 për qind dhe në këta gjashtë muaj do të plotësohen gjithsej 75 për qind që flet shumë për angazhimin. Për pjesën më të vështirë Gostivar-Bukojçan, deri në gusht janë përfunduar rreth 400 procedura shpronësimi nga gjithsej 1.290 të cilat duhet të kryhen. Pjesa tjetër do ta përfundojmë për pesë deri në gjashtë muaj dhe deri në fund të janarit do të përfundojë i gjithë shpronësimi në pjesën e korridoreve 8 dhe 10d, me përjashtim të pjesës së korridorit që mbulon pjesën e zonës së mbrojtur të liqenit të Ohrit”, tha Nikolloski.

Për korridorin 10 theksoi se është duke u zhvilluar një alternativë nga pala bullgare.

“Ajo është një vijë që ka dy drejtime. Duhet të shkojë Vjenë-Budapest-Beograd-Nish-Bosilegrad, pastaj nën Sofje dhe përgjatë lumit Struma deri në Selanik dhe varianti i dytë nga Rumania përmes Bullgarisë shkon në lindje në Stamboll. Këto janë dy variante për të cilat Bullgaria po punon intensivisht. Nëse ne jemi naivë dhe nëse udhëhiqemi nga historitë që dikush na tregon, ndërsa jo nga interesi ynë, nuk do të zhvillojmë atë që është një rrjedhë natyrore në Ballkan që është Lugina e Vardarit, përgjatë së cilës Korridori 10 dhe hekurudha sigurisht që duhet të shkojë.

Prandaj, shtoi, duhet të jemi të vetëdijshëm se investimi në këtë korridor është prioritet. Për korridorin hekurudhor 8, megjithatë, ashtu siç tha, në takimin e fundit në Sofje është rënë dakord që të bëhet një projektim i përbashkët për zgjidhjen e tunelit që duhet të lidhë dy vendet, të zgjedhim bashkërisht një kontraktor dhe të bëjmë një rishikim të çmimeve të projektit në pjesën e Maqedonisë.

“Mendoj se askush nuk është naiv të besoj se 24 kilometra duhet të kushtojnë 560 milionë euro. Data e takimit të radhës në Shkup ende nuk është përcaktuar, por është saktësuar se do të jetë në javën e fundit të nëntorit”, tha Nikoloski.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut ka një nivel të mirë të përgatitjes në fushën e Rrjeteve të Transportit Trans-Evropian (TEN-T), por në periudhën e kaluar nuk është vënë re ndonjë përparim domethënës.Me pak fjalë ky është përfundimi i raportit të Komisionit Evropian (KE) për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, në lidhje me gjendjen e infrastrukturës së transportit ndërkombëtar.

Në raport thuhet se ka shqetësim rreth mungesës së transparencës në procesin e dhënies së tenderëve për prokurimet publike për Korridorin 8 dhe Korridorin 10d. Aty shprehet shqetësimi për tejkalimin e buxhetit të parashikuar për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10d. Janë planifikuar 1,3 miliardë euro, ose 11,5 përqind e PVB-së së Maqedonisë së Veriut në vitin 2023.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button