Deputetja Imerlije Saliu nis takimet javore me qytetarët në Gostivar

Deputetja e koalicionit VLEN, Imerlije Saliu, ka njoftuar se duke filluar nga kjo e premte do të zhvillojë takime të rregullta me qytetarët në Zyrën Lokale për Deputet në Komunën e Gostivarit.

“Takimet me qytetarët kanë qenë dhe do të mbeten një nga angazhimet e mia më të rëndësishme.

Duke filluar nga kjo e premte, ato do të zhvillohen në Zyrat Lokale për Deputet në Komunën e Gostivarit, çdo të premte duke filluar nga ora 14:00.

Ju ftoj që të takohemi, të bisedojmë hapur dhe të ndajmë së bashku shqetësimet, propozimet dhe idetë tuaja. Zëri i çdo qytetari ka vlerë dhe është udhërrëfyes në angazhimin tim si deputete.

Për takime mund të kontaktoni në këta numra:
📞 +389 76 436 777
📞 070 781 396

Dyert e zyrës do të jenë gjithmonë të hapura për secilin prej jush”, ka shkruar Saliu.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button