Deputetja e VLEN-it, Imerlije Saliu: Do të mbështesim iniciativat që forcojnë sportin lokal

Deputetja e VLEN-it, Imerlije Saliu, ka marrë pjesë në një takim pune në Komunën e Bogovinës, së bashku me zv.ministren e Sportit, Safije Sadiki Shaini, ku të pranishëm ishin edhe kryetari i komunës, Feti Abazi, si dhe drejtoresha e Qendrës për Kulturë, Njomza Imeri Ismaili.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimin e sportit, sfidat aktuale dhe nevojën për mbështetje më të madhe institucionale për të rinjtë dhe sportistët në nivel lokal.

“Kisha nderin që, në cilësinë e deputetes së zonës, t’i bashkëngjitem takimit të zv.ministres së sportit në Komunën e Bogovinës,” ka deklaruar Saliu.

Ajo theksoi se angazhimi institucional do të vazhdojë për të përmirësuar kushtet për sportistët dhe për të mbështetur iniciativat lokale, duke nënvizuar se “angazhimi ynë do të vazhdojë për të krijuar kushte më të mira për sportistët dhe për të mbështetur iniciativat që kontribuojnë në zhvillimin e sportit në nivel lokal.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button