Daut Memishi: Po investojmë 3 milionë euro për asfaltimin e rrugëve në Tearcë

Komuna e Tearcës ka siguruar rreth 3 milionë euro mjete për investime në infrastrukturë, të cilat do të shfrytëzohen kryesisht për asfaltimin e rrugëve.

Kështu bëri të ditur kryetari i komunës, Daut Memishi, në emisionin “Dialog te LAJM-i”, duke theksuar se këto mjete janë siguruar përmes granteve qeveritare.

“Komuna e Tearcës nga grantet e qeverisë ka arritur të sigurojë mjete afërsisht 3 milionë euro, të cilat janë të destinuara kryesisht për asfaltimin e rrugëve tona”, tha Memishi.

Sipas tij, këto investime pritet të përmirësojnë dukshëm infrastrukturën dhe cilësinë e jetës për qytetarët e komunës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button