Chelsea leksion kampionit të Evropës, fiton Kupën e Botës për klube

Chelsea është fitues i edicionit të parë të Kupës së Botës për klube në futboll.
Skuadra angleze i jep leksion kampionit të Evropës, PSG-së, duke i shkaktuar humbje me rezultat të thellë 3:0.

Finalja është zhvilluar në staidumin “MetLife” në New Jersey të Steteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjithçka ishte e qartë në pjesën e parë, ku Chelsea ka dëshmuar lojë të bukur e duke shënuar tri herë në partën e portierit Donnarumma.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka qenë i pranishëm në finalen e madhe.

PSG është këndellur por jo edhe të sfidojnë rezultatin e skuadrës londineze.

Futbollisti Cole Palmer me dy golat e tij ka qenë fatal për skuadrën pariziene.

Cole Palmer (22′ e 30′) e Joao Pedro (43′) – shënuan për fitoren bindëse të Chelseat.

Duhet theksuar se Joao Neves i PSG-së është përjashtusr me karton të kuq në minutën e 84-të pas një gjestit josportiv.

Chelsea në festë e PSG kokulur lëshojnë fushën.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button