Çdo person i tretë i testuar rezulton pozitiv me Covid-19, në një javë 131 raste të reja

Gjatë javës s[ kaluar (nga 26 gushti deri më 1 shtator) janë kryer 379 testime për COVID-19 në laborator, nga të cilat 131 kanë rezultuar pozitive, thuhet në raportin e fundit të Institutit të Shëndetit Publik.

Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi – 67, Ohri – 15, Tetova – 11 dhe nga Kavadari – 10. Gjatë javës së kaluar nuk është raportuar asnjë vdekje e lidhur me Covid-19, thotë Instituti, duke shtuar se nuk ka pasur persona të vdekur si pasojë e sëmundjes infektive.

Numri më i madh i personave të infektuar me virus janë personat mbi 60 vjeç.

Statusin e të shëruarit e kanë marrë 194 pacientë.

Krahasuar me javën e kaluar, ka një rënie të numrit të rasteve pozitive.

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari njoftoi javën e kaluar për një donacion prej 11 mijë vaksinash kundër Covid-19 dhe gripit, të cilat duhet të mbërrijnë në vend në ditët në vijim.

Nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë konfirmuar 351.708 pacientë me Covid-19 dhe gjithsej 9.995 persona të vdekur si pasojë e këtij lloji të koronavirusit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button