Blerim Islami pret Bilall Kasamin në Dollnen: Tetova shembull i qeverisjes së mirë të VLEN-it

“Transformimi i Tetovës nën udhëheqjen e Bilall Kasamit është shembull i qeverisjes së mirë të VLEN-it në nivel lokal”, ka thënë kryetari i Komunës së Dollnenit Blerim Islami, i cili sot ka pritur në takim kryetarin e Tetovës Bilall Kasami, së bashku me deputetin Adnan Azizi dhe asambleisti në Zurich, Gadaf Muaremi.

Islami pas takimit, thotë se me Kasamin ka biseduar për bashkëpunimin në mes dy komunave dhe shkëmbimin e përvojave në administrimin lokal, zhvillimin infrastrukturor, si dhe krijimin e urave lidhëse mes Dollnenit dhe Tetovës.

“Nder dhe kënaqësi ta mirëpres në vizitë vëllazërore kryetarin e Komunës së Tetovës dhe njërin nga kryetarët e VLEN-it, Bilall Kasamin, i shoqëruar nga deputeti Adnan Azizi dhe asambleisti në Zürich, Gadaf Muaremi. Biseduam gjerë e gjatë për bashkëpunimin mes dy komunave tona dhe shkëmbimin e përvojave në administrimin lokal, zhvillimin infrastrukturor, si dhe krijimin e urave lidhëse mes Dollnenit dhe Tetovës”.

“Vizituam gjithashtu Shkollën Fillore “Ismail Qemali” në Cërnilishtë, ku po punohet për rikonstruimin e shkollës dhe krijimin e kushteve bashkëkohore për nxënësit. Transformimi i Tetovës nën udhëheqjen e Bilall Kasamit është shembull i qeverisjes së mirë të VLEN-it në nivel lokal. Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë dhe do të zgjerohet!”, ka shkruar Islami.

Ndërsa Kasami pas takimit në Facebook ka shkruar se Dollneni po rilind me përkushtimin e Blerim Islamit.

“Bashkë me deputetin Adnan Azizi, si dhe aktivistin tonë dhe asambleist në Zürich, Gadaf Muaremi, vizituam sot Komunën e Dollnenit, ku na priti vëllazërisht kryetari Blerim Islami. Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit mes dy komunave tona, shkëmbimin e përvojave në administrimin lokal dhe projektet që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve”.

“Bashkë me Blerimin vizituam edhe Shkollën Fillore “Ismail Qemali” në Cërnilishtë, ku po zhvillohen punime për rikonstruimin dhe modernizimin e shkollës. Dollneni po rilind me qeverisjen e VLEN-it dhe përkushtimin e kryetarit Blerim Islami!”, ka shkruar Kasami.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button