Bisedimet me Bullgarinë, Mickoski: Duhet një qeveri politike atje për të parë nëse ka dëshirë për dialog

Tani është një periudhë kur absolutisht asgjë nuk mund të ndodhë në negociatat me Bullgarinë, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, i cili u përgjigj në pyetjen për proceset integruese evropiane dhe dialogun me Bullgarinë fqinje.

Mickoski theksoi se opinioni është mjaft i njohur me qëndrimet e Qeverisë, por edhe me qëndrimet e tij personale dhe, siç thotë ai, “nuk do të komentoja asnjë hap më shumë e as më pak”.

“Tani është një periudhë kur absolutisht asgjë nuk mund të ndodhë në atë proces, sepse siç e dini, kemi një periudhë kur në Bullgari po ndodhin zgjedhjet e shtata me radhë në tre vitet e fundit. Të presim që atje të bëhet një Qeveri politike, për të parë nëse ka dëshirë për dialog. Ne jemi të gatshëm të flasim, duam të bisedojmë dhe këtë ua përcjellim bashkëbiseduesve tanë që vijnë nga Brukseli. Ndryshe, sa i përket propozimeve tona, ato janë të njohura për opinionin, janë komentuar shumë herë deri më tani”, tha Mickoski.

Kryeministri Mickoski mbrëmë në një intervistë televizive konfirmoi se më 19 shtator do të udhëtojë në një takim në Bruksel, ku do të bëhet e ditur propozimi i qeverisë, i cili tashmë po diskutohet publikisht. Mickoski thotë se nuk do të hyjnë naivisht në asnjë proces, pa pasur një plan dhe garanci të qartë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button