Biden: Vdekja e Nasrallahut, drejtësi për viktimat amerikane dhe izraelite
Për vrasjen e liderit të Hezbollahut, Hasan Nasrallah, ka reaguar presidenti amerikan Joe Biden. Ai e ka përshëndetur sulmin e Izralit në Bejrut, duke thënë se Nasrallah ishte përgjegjës për vrasjen e amerikanëve dhe izralitëve.
“Hassan Nasrallah dhe grupi terrorist që ai drejtonte, Hezbollah, ishin përgjegjës për vrasjen e qindra amerikanëve gjatë një sundimi terrori prej katër dekadash.
Vdekja e tij nga një sulm ajror izraelit është një masë drejtësie për viktimat e tij të shumta, duke përfshirë mijëra amerikanë, izraelitë dhe civilë libanezë.
Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur kundër Hezbollahut, Hamasit, Houthis dhe çdo grupi tjetër terrorist të mbështetur nga Irani”, thuhet në reagimin e BIDEN-it.