Bekim Sali në kongresin e Alternativës: I detyrohemi shumë Afrim Gashit

“Kjo rrugë nuk ka qenë gjithnjë e lehtë”, ishin këto fjalët e ud/kryetarit të Alternativës, Bekim Sali në Kongresin e jashtëzakonshëm të partisë që po mbahet në Kumanovë.
“Ndonëse ne sot këtu kemi festë sepse po e organizojmë këtë kongres në kushte të një fitoreje politike me plot miqë e shokë jo vetëm të Alternativës sonë por edhe të VLEN-it tonë, por rruga deri këtu nuk ka qenë aq e kollajshme. Andaj nëse ka një njëri të cilit i detyrohemi të gjithë ne në Alternativë për këtë sukses, ky sigurisht është njeriu që të gjithëve na ka mundur me durimin, qetësinë dhe mirëkuptimin e tij. Është ky kryetari ynë Afrim Gashi të cilin dua ta falënderoj publikisht dhe vëllazërisht për gjithçka që ka bërë për neve”, deklaroi Sali.
Ai tha më tej se mbështetësit e Alternativës e meritojnë një kryetar të plotfuqishëm që del nga një kongres, prandaj edhe kanë vendosur që kjo ditë të jetë sot, ndërkaq siguroi se këto do të jenë zgjedhje korrekte dhe demokratike për të parin e partisë.