Bekim Qoku: VLEN është ideja që ja VLEN

Bekim Qoku nga VV gjatë fjalimit të tij në kongresin e VLEN-it, deklaroi se VLEN-i paraqet një fenomen në politikën ballkanase.
Ai tha VLEN do të hyjë në histori për shkak bashkimit të pesë subjekteve në një.
“VLEN erdhi si përgjigje e realitetit, e lexoi drejt kërkesën dhe nevojën e popullit dhe me shumë vetmohim arriti të ndalë ndasitë dhe të bashkohet. Me simbolikën e trenit zdrypën ata që u lodhën ndërsa hipën ata që besuan se ky është opsioni më i mirë politik për të ardhmen e vendit”, deklaroi Qoku.
Qoku tha se sa më të bashkuar janë shqiptarët aq më të fort bëhen në mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Ai tha se shqiptarët janë faktor shtet formues në RMV.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button