Bekim Nezirit i vendosen prangat

Katër të dyshuar për sulmin e mbrëmshëm ndaj punonjësve në M-NAV mes tyre edhe Bekim Neziri, sonte pas orës 19:00 janë sjellë në Gjykatën penale në Shkup, njofton Alfax.

Neziri, këshilltar i drejtorit të M-NAV-së dhe kryetar i degës së BDI-së në Çair dje me 8 persona të tjerë kanë hyrë në kullën e kontrollit të trafikut ajror dhe kanë sulmuar një kontrollor të trafikut ajror.

Prokuroria dhe MPB-ja ende nuk kanë bërë të ditur se për cilën vepër do të ndiqen penalisht të dyshuarit që kanë kryer sulmin fizik në kullën e trafikut ajror. /Alfax/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button