Behar Emini: Në vend që të gëzohen për ujësjellësin në Luboten, AKI merret me akuza boshe

Behar Emini, Drejtor i Fondit për Sigurimin e Depozitave, i është përgjigjur kritikave të eksponentëve të AKI-së, sa i përket projektit të ujësjellësit në Luboten.
Emini, thotë se ata në vend që të gëzohen që në Luboten do të ketë ujë dhe të turpërohen se përse për aq vite nuk e kanë rregulluar këtë çështje, dalin dhe i akuzojnë ata se i shërbejnë dikujt tjetër.
“E shoh se këta eksponentët e hutuar të AKI-së, në vend se të gëzohen që në Luboten po bëhet ujësjellësi dhe në vend se të turpërohen që pas aq viteve pushtet e pas dhjetëra premtimeve nuk e kanë zgjidhur këtë problem, dalin sot dërdëllisin duke na akuzuar se ne po i shërbejmë dikujt tjetër.
Ne jemi vetëm në shërbim të qytetarëve dhe jemi shumë të lumtur që ishim pjesë e qeverisë që e mori vendimin për ndarjen e fondit për ndërtimin e ujësjellësit në Lubotenit. Fundja, edhe kur nuk do të jemi ne, Luboteni do të ketë ujë dhe ne do të jemi të lumtur për këtë. Madje, nuk do të jetë me rëndësi edhe se kush bëri, por çfarë bëri.
E nëse flasim për zgjedhjet lokale, më duhet t’ju them se VLEN-i nuk ka kandidat për kryetar në Komunën e Butelit. Urdhëroni, punoni dhe mos u merrni me të tjerët, me ofendime e etiketime. Ashtu veç jeni duke humbur më shumë dhe jeni duke i humbur votat potenciale për kandidatin tuaj.
Ofendimi është shenjë e dobësisë.
Puna është armë e mirësisë”, ka shkruar Emini, raporton Alfax.mk

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button