Behar Emini në Berlin, merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për sigurimin e depozitave

Drejtori i Fondit për Sigurimin e Depozitave të Maqedonisë së Veriut, Behar Emini, po merr pjesë në Konferencën Vjetore të Asociacionit Ndërkombëtar të Siguruesve të Depozitave (IADI), që po mbahet në Berlin të Gjermanisë. Konferenca i kushtohet modernizimit të sigurimit të depozitave në epokën digjitale.

Gjatë konferencës, Emini ka shkëmbyer përvoja dhe pikëpamje me Marija Hrebac, drejtoreshë ekzekutive e Agjencisë Kroate për Sigurimin e Depozitave, si dhe me Elif Kösoğlu, përfaqësuese e Fondit për Sigurimin e Depozitave të Turqisë (TMSF).

Në postimin e tij, Emini theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit të praktikave të mira për forcimin e kapaciteteve institucionale, mbrojtjen e depozituesve dhe ruajtjen e stabilitetit financiar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button