BE e shqetësuar për planin e zgjerimit të operacioneve izraelite në Rripin e Gazës

Bashkimi Evropian është shprehur i “shqetësuar” për planin e ri të Izraelit që parashikon pushtimin e Rripit të Gazës dhe bën thirrje për përmbajtje nga ana e autoriteteve.
“Bashkimi Evropian është i shqetësuar se zgjerimi i planifikuar i operacionit të forcave izraelite në Gaza do të çojë në viktima dhe vuajtje të reja për popullin palestinez.
Ne i bëjmë thirrje Izraelit të tregojë përmbajtje maksimale”, tha zëdhënësi Anwar el-Announi në komunikim për mediat.
Kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar zgjerimin e operacioneve ushtarake që synojnë pushtimin e Rripit të Gazës, sipas një burimi zyrtar, raportojnë mediat e huaja.