Banorët e Nerovës dhe mësimdhënësit falënderuan Qeverinë dhe VLEN-in për zgjidhjen e çështjes së shkollës

Zëvendësministri i Arsimit, Lulzim Aliu, së bashku me koordinatorin e grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, deputeten Merita Koxhaxhiku dhe Valbona Adili Emini, vizituan sot fshatin Nerovë të Krushevës. Me këtë rast, ata u pritën përzemërsisht nga banorët dhe stafi arsimor i këtij vendbanimi, të cilëve u përcollën lajmin për vendimin e Qeverisë që zgjidh përfundimisht çështjen e objektit të shkollës fillore në këtë vendbanim.

Në deklaratën për media, zëvendësministri Aliu theksoi se, sipas vendimit të miratuar më 1 korrik, prona që deri më tani ka qenë burim mosmarrëveshjeje, tashmë i është kaluar në pronësi shkollës dhe Komunës së Krushevës.

“Ky është një fillim i mbarë për zgjidhjen e problemit të shkollës së fshatit Nerovë. U pritëm nga mësimdhënësit, nga banorët e këtij fshati dhe me to ndamë këtë arritje të VLEN-it për nxënësit e shkollës së fshatit Nerovë. Uroj që kjo punë dhe ky ogur i mbarë do të vazhdoj edhe më tutje deri në përmbylljen me sukses që nxënësit të vazhdojnë mësimin në objektin e ri shkollor”, deklaroi Aliu.

Nga ana e tyre, banorët shprehën mirënjohje për angazhimin institucional në zgjidhjen e kësaj problematike, duke theksuar se bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit dhe autoritetet përgjegjëse do të vazhdojë në funksion të përparimit të arsimit shqip në këtë rajon.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button