Banorët e Gazës të tronditur nga përmasat e shkatërrimit

Njerëzit në Gaza janë të tronditur nga përmasat e shkatërrimit. Nuk e kishin imagjinuar se lagje të tëra do të fshiheshin nga faqja e dheut.
Por nuk është vetëm kaq. Shtëpitë që ende qëndrojnë në këmbë janë ose të djegura ose të pabanueshme.
Gjithashtu ka diçka tjetër që duhet të theksohet. Ka shumë eksplozivë të mbetur në disa zona. Prandaj, është shumë e rrezikshme që njerëzit të afrohen te shtëpitë e tyre në këtë fazë.
Disa po përpiqen ende të pastrojnë atë që ka mbetur, ndërsa të tjerë po përpiqen të shpëtojnë sendet e tyre nga nën rrënojat.
E dimë që njerëzit u detyruan të evakuoheshin nga një vend në tjetrin.
Ata janë ende të tronditur, por e vetmja lehtësim tani është që nuk ka më sulme ajrore ose dronë. Ata e dinë se ka një fije sigurie.