Bakiu: Nga “lista të veçanta” në përqafim të BDI-së

Drejtori i drejtorisë së shërbimit për punë të përbashkëta në Qendrën Klinike Universitare, Bashkim Bakiu ka reaguar ashpër ndaj vendimit të ish-bashkëpartiakut të tij, Arben Taravari, i cili pas largimit nga VLEN dhe kërkesave për “lista të veçanta”, ka vendosur të garojë me lista të përbashkëta me BDI-në në zgjedhjet lokale të tetorit.
Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Bakiu shkruan: “Doli nga VLEN se donte ‘lista të veçanta’… Tani po rreshtohen me BDI-në në lista të përbashkëta. Kjo s’është më politikë. Kjo është tradhti politike. Kur parimet tradhtohen për një vend në listë, nuk ka më as moral, as Aleancë, as votë që ju shpëton”, thotë ai.