Babai kundër djalit në gjysmëfinale të Supërkupës së Italisë

Trajneri i ri i Milanit, Serxhio Konseisao do të debutojë sot në pankinën e “kuqezinjve” dhe fati e deshi që të jetë kundër djalit të tij Francisko Kosenseisao, i cili luan për Juventusin.

Interi mundi dje Atalantën dhe u kualifikua në finalen e Superkupës së Italisë, që po luhet në Riad të Arabisë Saudite. Sot në program është ndeshja e dytë gjysmëfinale, ku takohen Milan dhe Juventus.

Francisko po luan në formë të shkëlqyer dhe në ndeshjet e fundit të Juventusit është një nga më të mirët në skuadër. Ndeshja mes Milanit dhe Juventusit fillon nga ora 20:00.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button