Asmir Jahoski del nga paraburgimi!

Gjykata e Apelit Shkup, ka njoftuar se ka pranuar ankesën e Asmir Jahovskit dhe i njejti tani do të del nga paraburgimi.
“Vendimin e Gjykatës Themelore Penale Shkup e ka ndryshuar në atë mënyrë që ka shfuqizuar masën e paraburgimit të caktuar ndaj të dyshuarit A.J. nga S., duke pranuar garanci në shumën prej 986.540,00 euro, në kundërvlerë në denarë prej 60.672.235,00 denarësh, me vendosjen e hipotekës mbi pasuri të patundshme në favor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe shumën prej 72.000.000,00 denarë para të gatshme, në favor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Njëkohësisht ndaj të dyshuarit A.J. nga S. janë caktuar masa kujdesi:
detyrim për paraqitje periodike tek një person zyrtar i caktuar në Gjykatën Themelore Penale Shkup, dhe
konfiskimi i përkohshëm i pasaportës ekzistuese dhe ndalim për lëshimin e një pasaporte të re.
Gjatë vendimmarrjes, Gjykata e ka marrë parasysh propozimin pozitiv të mëparshëm të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shkup, si dhe mendimin e Prokurorisë së Lartë Publike Shkup që të aprovohet ankesa e të dyshuarit, me pranimin e garancisë së ofruar.
Pjesa e garancisë e ofruar dhe e pranuar në para të gatshme prej 72.000.000,00 denarë paraqet shumë monetare të barabartë me dëmin e supozuar për të cilin dyshohet i pandehuri në ngjarjen konkrete penalo-juridike”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button