Arrestohet një person në Prilep, i është gjetur drogë

Policia ka arrestuar një person në Prilep tek i cili janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e narkotikëve.

“Me datë 20.09.2024, në ora 17:45 në Prilep, punonjësit e policisë nga SPB Prilep e kanë privuar nga liria N.N (35). Gjatë kontrollit të kryer në banesën e tij me vendim gjykate, i janë gjetur dhe konfiskuar marijuanë, një lëndë pluhuri e bardhë, tableta të ndryshme, një lëndë e ngurtë dhe një peshore dixhitale”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Personi është mbajtur në stacionin policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button