Arrestohet në Kosovë shtetasi i Maqedonisë së Veriut, i dënuar me 6 vjet burg

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut, që kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtarë.

“FAST Kosova arreston një person të kërkuar me urdhërarrest nderkombëtar, për krim të organizuar dhe trafikim me narkotik.Më datë 14.10.2024, në qytetin e Ferizajt, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor e PK-së, përkatësisht njësiti FAST, e mbështetur edhe nga njësia për hetimin e narkotikëve në Ferizaj, kanë zhvilluar një operacioni të koordinuar policor ku është bërë arrestimi i një shtetasi nga Maqedonia e Veriut me inicialet H.F., (viti i lindjes 1974), i cili ishte i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Republika e Maqedonisë se Veriut për vuajtën e dënimit prej 6 (gjashtë) viteve burgim”, thuhet mes tjerash në njoftimin e PK-së.
Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button