Arrestohet 65 vjeçari nga Gostivari, dyshohet se ka vjedhur një biçikletë

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 65 vjeçarin R.M. nga Gostivari i cili dyshohet se ka vjedhur një biçikletë.
“Me datë 15.07.2024 në ora 20:30 në Gostivar, zyrtarët policorë të DPB-Gostivar kanë privuar nga liria personin R.M (65) nga Gostivari për shkak të dyshimit të bazuar se ka vjedhur një biçikletë. Biçikleta e vjedhur iu gjet dhe iu kthye pronarit. R.M. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.