Arrestohet 35-vjeçari pas sjelljes agresive ndaj nënës dhe policëve

Më 04.05.2026 në orën 21:10 në lagjen “Banjeshnica” në Gostivar, punonjësit e policisë kanë arrestuar personin Gj.Sh. (35) nga Gostivari. Duke vepruar sipas një ankese paraprake se është sjellë në mënyrë agresive ndaj nënës së tij, punonjësit e policisë kanë dalë në vendngjarje, me ç’rast ai ka filluar të sillet në mënyrë agresive ndaj tyre dhe t’i fyejë. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.



