Arrestohet 25-vjeçari në Strumicë, policia i gjen marihuanë në shtëpi

Dje, në orën 17:30, në fshatin Staro Baldovci të Strumicës, zyrtarët policorë të SPB Strumicë kanë privuar nga liria B.A. (25), banor i të njëjtit fshat.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, janë gjetur një kavanoz i mbushur me marihuanë dhe një qese me degë të bimës së kanabisit.

“Është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit do të paraqitet kallëzimi përkatës”, njoftojnë nga MPB.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button