Armëpushimi në Gaza po afrohet: Tre fazat e mundshme të armëpushimt sipas medias izraelite

Media izraelite “Channel 12” raporton se armëpushimi i propozuar për Gazën, që duket se do të finalizohet së shpejti, do të ndahet në tre faza:
- Faza e parë: Izraeli do të lirojë 50 të burgosur palestinezë, 30 prej tyre me dënime të përjetshme, në këmbim të çdo ushtareje izraelite. Gjithashtu, do të lirojë 30 të burgosur palestinezë nga kategori të caktuara, duke përfshirë të miturit, të sëmurët dhe gratë, në këmbim të civilëve të mbajtur peng në Gaza. Izraeli do të tërhiqet gjithashtu nga Korridori Filadelfi, një rrip i ngushtë toke midis Gazës dhe Egjiptit, në fund të fazës së parë të marrëveshjes.
- Faza e dytë: Që do të nisë në ditën e 16-të të marrëveshjes, do të kërkojë negociata të mëtejshme, duke u përqendruar në lirimin e të gjithë civilëve dhe ushtarëve të mbetur.
- Faza e tretë: Do të trajtojë marrëveshjet afatgjata, duke përfshirë diskutime për krijimin e një qeverie alternative në Rripin e Gazës dhe planet për rehabilitimin e enklavës.
Gjithashtu, Channel 12 raportoi se Izraeli ka rënë dakord të rikthejë një milion refugjatë palestinezë në pjesën veriore të Rripit të Gazës, me kontrolle sigurie që do të kryhen nga një organ ndërkombëtar.