Arben Fetai: Respekt dhe mirënjohje për qëndrimin tënd të palëkundur, e dashur Mimoza

Zv/kryeministri Arben Fetai i cili më herët u distancua nga taravari dhe vazhdoi me VLEN-in, e ka përshëndetur vendimin e deputetes Mimoza Musa për t’iu bashkuar grupit parlamentar të VLEN-it.

Reagimi i Fetait në Facebook:

Respekt dhe mirënjohje për qëndrimin tënd të palëkundur, e dashur Mimoza.

Në një kohë sfiduese politike, kur shumë zgjedhin heshtjen apo kompromisin, ti qëndrove e palëkundur në bindje, besnike ndaj besës së dhënë 107.000 votuesve tanë dhe idealeve për ndryshim.

Je shembulli më i mirë i përfaqësimit të ndershëm, ku fjala, qëndrimi dhe veprimi ecin bashkë. Je frymëzim për brezat e rinj, të cilët kanë nevojë të mësojnë se politika jo vetëm që mund të jetë, por edhe duhet të jetë e ndershme.

Urime për integritetin dhe guximin tënd. Shqiptarët kanë nevojë për zëra si ti!

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button