Araghchi konfirmon planin dyjavor për ndalimin e luftimeve dhe falënderon Pakistanin

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Abbas Araghchi, ka konfirmuar gjithashtu arritjen e një armëpushimi me SHBA-në dhe zhvillimin e bidesimeve dy javore. Ai ka falënderuar kryeministrin e Pakistanit, Shahbaz Sharif si dhe ministrin e Mbrojtjes, Asif Munir për përpjekjet e shumta.
“Në emër të Republikës Islamike të Iranit, shpreh mirënjohje dhe vlerësim për vëllezërit e mi të dashur, Lartësinë e Tij Kryeministrin Shehbaz Sharif dhe Lartësinë e Tij Marshallin e Fushës Munir, për përpjekjet e tyre të palodhura për t’i dhënë fund luftës në rajon”, éshtë shprehur Araghchi.
Ai gjithashtu bëri të ditur bazën e negociatave me Shtetet e Bashkuara.
“Në përgjigje të kërkesës vëllazërore të Kryeministrit Sharif në tweet-in e tij, dhe duke marrë parasysh kërkesën e Shteteve të Bashkuara për negociata bazuar në propozimin e saj me 15 pika, si dhe njoftimin e POTUS-it për pranimin e kuadrit të përgjithshëm të propozimit 10-pikësh të Iranit si bazë për negociata, unë deklaroj në emër të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit”, ka thënë Araghchi.
Duke iu referuar armëpushimit të përkohshëm, ka thënë se nëse sulmet kundër Iranit ndalen, forcat e Armatosura të Iranit gjithashtu do të ndalojnë operacionet e tyre mbrojtëse.
Ai gjithashtu bëri të ditur masat për sigurinë detare.
“Për një periudhë prej dy javësh, kalimi i sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit do të jetë i mundur në koordinim me Forcat e Armatosura të Iranit dhe me marrjen parasysh të duhur të kufizimeve teknike”, është shprehur ai.
Deklarata e Araghchit thekson gatishmërinë e Iranit për të lehtësuar tensionet ndërkombëtare dhe krijon një hap për negociata të mëtejshme mes Teheranit dhe Uashingtonit.



