Amir Elezi: Për herë të 50-të u organizua aksioni i dhurimit të gjakut në UT

Drejtor i Institutit për Mjekësi të Transfuzionit Amir Elezi ka njoftuar se është organizuar për të 50-tën herë aksioni vullnetar i dhurimit të gjakut me pjesëmarrjen e studentëve, profesorëve dhe stafit të Fakultetit të Shkencave Mjekësore pranë Universitetit të Tetovës.
“Sot, për herë të 50-të, u organizua aksioni i dhurimit vullnetar të gjakut me pjesëmarrjen e studentëve, profesorëve dhe stafit të Fakultetit të Shkencave Mjekësore pranë Universitetit të Tetovës.
Ky ishte një organizim i shkëlqyer nga punonjësit e Institutit për Mjekësi të Transfuzionit, në bashkëpunim të ngushtë me studentët.
Jam thellësisht mirënjohës për angazhimin e të gjithëve!”, ka shkruar drejtori Elezi.