Albion Rahmani më afër skuadrës skoceze se sa asaj çeke

E ardhmja e Albion Rrahmanin është larg kryeqytetit të Rumanisë, Bukureshtit dhe klubit të tij Rapid. Gjiganti skocez Glasgou Renxhers është skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e Rrahmanit dhe po vazhdojnë bisedimet me Rapidin. Ky i fundit është duke kërkuar 8 milionë euro nga shitja e Rrahmanit, shumë që është larg nga ofertat që kanë ardhur në drejtim të tij.
Renxhers nuk është gati të ofrojë më shumë se 5,5 milionë euro dhe drejtuesit e dy klubeve po vazhdojnë bisedimet. Në garë për Rrahmanin fuqishëm mbetet edhe Slavia Pragë, por skuadra çeke nuk ka bërë ofertë më të lartë se katër milionë euro.

Gjithsesi 10 ditët e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen e Albion Rrahmanit, e ardhme e cila duket larg Superligës së Rumanisë. Kujtojmë se në 26 ndeshje zyrtare me fanellën e Rapidit, Rrahmani ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button