Akuzë ndaj një banori të Negotinës për shpërndarje të materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik

Është ngritur akuzë ndaj një shtetasi nga Negotina për shpërndarje të materialit racist dhe ksenofobik përmes një sistemi kompjuterik, njoftoi sot Prokuroria Publike.

“Pas zhvillimit të procedurës paraprake dhe sigurimit të provave, Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka paraqitur propozim-akuzë kundër një personi për veprën penale – Shpërndarje të materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik, sipas nenit 394-g, paragrafi 1 i Kodit Penal”, thuhet nga Prokuroria.

Ata sqaruan se i akuzuari, një 67-vjeçar nga Negotina, më 20 tetor, në profilin dhe faqen e tij në rrjetet sociale, ka shpërndarë një video me të cilën ka nxitur urrejtje dhe diskriminim ndaj personave mbi bazë të përkatësisë së tyre etnike.

” Në videon e publikuar, ai ka përdorur gjuhë fyese ndaj pjesëtarëve të komunitetit rom dhe ka bërë thirrje që atyre t’u ndalohet e drejta e votës”, shtoi Prokuroria.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button