Ajri i ndotur në Shkup, Avokati i Popullit: Qytetarët mund të parashtrojnë padi administrative
Avokati i Popullit, Naser Zyberi thotë se qytetarët mund të paraqesin në inspektorate rastet ku nuk funksionojnë pikat për matjen e cilësisë së ajrit, ndërkaq, për ato pika që punojnë, në rast se ndotja është enorme, thotë se qytetarit mund të parashtrojnë edhe padi.
“Ne kemi qytete në të cilat funksionojnë njësitë matëse, ku kualiteti i ajrit jepet ashtu siç është dhe kuptohet se ata mund të ngrejnë padi administrative dhe të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre, komfor mendimit parimor të Gjykatës Supreme të vendit”, tha mes tjerash Zyberi.