Afrim Gashi: Viti 2025 për Parlamentin do të jetë vit i digjitalizimit

Afrim Gashi, kryetar i Parlamentit në Republikën e Maqedonisë së Veriut në Intervistën për MIA deklaroi se gjatë vitit 2025 do të bëhen ndërhyrje të theksuara në sferën e digjitalizimit sa i përket punës së Parlamentit.

“Vitin e ardhshëm e kemi paraparë që të furnizohemi me laptopë, hardver dhe softver. Pasi që njëra prej qëllimeve tona kryesore do të jetë digjitalizimi i Parlamentit dhe duhet që të përgatitemi edhe si administratë edhe si deputet. Që të kemi mundësi të përballemi me atë sfidë për ta kapur hapin, që të jemi me kohën. E shikoni, tashmë në botë po punohet me Intelegjencën Artificiale. Ne kemi ngecje të mëdha në atë pjesë. Ne duam që të bëjmë një analizë komparative se Parlamentet e shteteve më të zhvilluara që kanë teknologji më të zhvilluara të digjitalizimit. Dhe të bëjmë krahasim se ku jemi ne, në krahasim me to në pjesën e digjitalizimit. Cilat procese te to kanë qenë të suksesshme dhe çka do të ishte mirë të implementohet edhe tek ne”, theksoi midis tjerash Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button