Afrim Gashi organizon pritje për delegacionet e Nismës Adriatiko-Joniane në Shkup

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka organizuar një pritje mirëseardhjeje në Shkup për delegacionet pjesëmarrëse në Konferencën XX të Kryetarëve të Parlamenteve të Nismës Adriatiko-Joniane.
“Pata nderin të organizoj një pritje mirëseardhje në Shkup, për delegacionet e Konferencës XX të Kryetarëve të Parlamenteve të Nismës Adriatiko-Joniane. Theksova se kjo ngjarje e rëndësishme rajonale është një mundësi e shkëlqyer për shkëmbim mendimesh dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona, në funksion të zhvillimit demokratik dhe stabilitetit. Urova që punimet e konferencës të jenë të suksesshme dhe që qëndrimi i mysafirëve tanë në Shkup të jetë i këndshëm dhe frytdhënës”, deklaroi Gashi.



