Afrim Gashi në mbrëmjen solemne të Ambasadorit austriak: Thellojmë marrëdhëniet parlamentare dhe diplomatike

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mori pjesë në mbrëmjen solemne të organizuar nga Ambasadori i Austrisë në Shkup.
“Me ftesë të Ambasadorit të Austrisë, Sh.T. Martin Pammer, ishte nder të marrë pjesë në një mbrëmje solemne të organizuar për thellimin e marrëdhënieve parlamentare dhe diplomatike ndërmjet Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut,” deklaroi Gashi.
Në këtë ngjarje morën pjesë deputetë, funksionarë dhe alumni të programeve austriake të praktikës në Parlamentin e Austrisë. Kryeparlamentari Gashi theksoi se kjo është “një dëshmi e përkushtimit të përbashkët dhe bashkëpunimit në përkrahje të perspektivës europiane”.
Ngjarja u vlerësua si një hap i rëndësishëm në rrugën e forcimit të partneritetit mes Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke hapur horizonte të reja për bashkëpunim parlamentar dhe diplomatik.



