Afrim Gashi mirëpret studentë dhe profesorë nga Universiteti i Amsterdamit në Kuvend

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka mirëpritur në Kuvend një grup studentësh dhe profesorësh nga Universiteti i Amsterdamit, të cilët po zhvillojnë një vizitë studimore në rajon në kuadër të programit “The Grand Tour”.
“Pata kënaqësinë të mirëpres në Kuvend një grup studentësh dhe profesorësh nga Universiteti i Amserdamit, të cilët po zhvillojnë një vizitë studimore në rajon në kuadër të programit “The Grand Tour”.
Diskutuam për rolin e Kuvendit në sistemin demokratik, proceset, marrëdhëniet dhe kulturën politike në vend. Ishte kënaqësi të shoh interesimin e tyre për zhvillimet politike dhe shoqërore në Maqedoninë e Veriut dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Shkëmbimi i ideve me studentë dhe akademikë nga vende të ndryshme është një mundësi e vlefshme për forcimin e mirëkuptimit, dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”, ka shkruar Gashi.



