Afrim Gashi merr pjesë në pritjen zyrtare në Lubjanë për Takimin e Miqve të Ballkanit Perëndimor

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka marrë pjesë në një pritje zyrtare në Lubjanë, e organizuar nga presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar.

“Një pritje e ngrohtë mirëseardhjeje në Lubjanë, e organizuar nga Presidentja e Sllovenisë, Sh.S. Natasa Pirc Musar.

Kjo pritje përfaqëson një nisje simbolike të një dialogu të rëndësishëm ndërkombëtar, që zhvillohet në kuadër të “Takimit të III Ndërkombëtar të Miqve të Ballkanit Perëndimor”, mbi sfidat dhe perspektivën europiane të rajonit në një realitet të ri gjeopolitik.

E falënderova përzemërsisht për mikpritjen dhe ftesën për të qenë pjesë e kësaj ngjarje me rëndësi të veçantë për rajonin”, deklaroi Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button