Afrim Gashi: Gjuha e shenjave është pjesë e të drejtave të njeriut dhe dinjitetit njerëzor

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka vizituar shkollën “Partenie Zografski”, ku ka theksuar rëndësinë e gjithëpërfshirjes dhe komunikimit pa barriera.

“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave, pata kënaqësinë e veçantë të jem sërish mes nxënësve dhe mësuesve të shkollës “Partenie Zografski”. Kjo ditë na kujton se çdo njeri ka të drejtë të kuptohet, të respektohet dhe të jetë i përfshirë në mënyrë të barabartë në shoqëri.

Gjithëpërfshirja, qasja e barabartë në arsim dhe komunikimi pa barriera janë çështje të të drejtave të njeriut dhe dinjitetit njerëzor. Prandaj, është detyrë e përbashkët të krijojmë kushte në të cilat gjuha e shenjave do të njihet, mbështetet dhe jetë e qasshme për të gjithë ata që kanë nevojë për të.

Gjuha e shenjave na mëson se, për të komunikuar vërtet, para së gjithash duhet të kemi vullnetin për ta kuptuar njëri-tjetrin. Le të vazhdojmë të ndërtojmë një shoqëri në të cilën dallimet na afrojnë, ndërsa barazia, solidariteti dhe respekti janë vlera që na bashkojnë”, ka shkruar Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button