Aeroplani i American Airlines merr flakë pas uljes në aeroportin e Denverit

Një aeroplan i American Airlines është përfshirë nga flakët pasi është ulur në aeroportin e Denverit, transmeton Anadolu.

Sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA), fluturimi 1006, me një Boeing 737-800, u nis nga aeroporti Colorado Springs për në Aeroportin Ndërkombëtar Dallas Fort Worth, por u devijua për në Denver pasi ekuipazhi raportoi dridhje të motorit.

“Pas uljes dhe gjatë rrugës për në portë, një motor mori flakë dhe pasagjerët evakuuan aeroplanin përmes rrëshqitësve”, tha FAA.

Gjithsej 172 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit u evakuuan nga aeroplani dhe u zhvendosën në terminal.

FAA-ja tha se do të hetojë incidentin.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button