Admirim Aliti: Akuzat e BDI-së për “balancuesin”, fake news dhe spin
Pretendimet e BDI-së se strategjia për shfuqizimin e Balancuesit u përpilua kur Alternativa ishte në pushtet e kur ministër i Informaqtikës ishte Admirim Aliti, ky i fundit i ka përgjënjeshtruar duke e cilësuar si lajm i rrejshëm të plasuar nga BDI-ja opozitare.
“1️⃣ Si Ministër i MSHIA, në të gjitha daljet e mia publike, kam theksuar një gjë të qartë: është e domosdoshme të kemi një mekanizëm që siguron përfaqësimin e drejtë të të gjitha komuniteteve, dhe derisa nuk kemi mekanizëm më të mirë (Psh Ligj te Posacëm per Përfaqësim Adekuat) — vegla balancuesi duhet të qëndrojë.
2️⃣ Për këtë arsye, në Ligjin për nëpunësit administrativ, të cilin unë dhe ekipi im e përgatitëm – dhe që vazhdimisht bllokohej nga BDI në Qeveri për të mos shkuar në Kuvend – ne planifikuam të mbajmë balancuesin dhe ta bëjmë të pamundur ndryshimin e nacionalitetit, në mënyrë që të ndalojmë keqpërdorimet e këtij mekanizmi. BDI, gjatë 6 muajve të fundit të mandatit tim si ministër, vazhdimisht ka bllokuar këtë ligj për arsye që vetëm ata i dinë.
3️⃣ Draft strategjitë kanë qenë për diskutim publik, ku kanë marrë pjesë ekspertë vendës dhe të jashtëm. Ky draft në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet i miratuar nga ministri.
4️⃣ E vërteta është se versioni final i strategjisë është miratuar nga BDI, në kohën kur ne nuk ishim pjesë e qeverisë. Aty kanë rekomanduar largimin e këtij mekanizmi, pa dhënë ndonjë zgjidhje të qartë për zëvendësimin e tij.
5️⃣ Nuk dua të them që BDI ka qenë në favor të largimit të balancuesit, por është e qartë që ata kanë qenë aq të shkujdesur sa kanë rënë nën presionin e “ekspertëve” të LSDM-së dhe kanë votuar në seancë qeveritare strategjinë që rekomandon largimin e balancuesit, pa treguar se me çfarë duhet të zëvendësohet”, ka shkruar Admirim Aliti në Facebook.